Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut dha mbështetje për punën e Komisionit Anti-korrupsion.
Ata nuk dhanë koment akuzat e Komisionit Anti-korrupsion se ligji special për ndërtimin e autostradave pa tender është faktor serioz për rrezik nga korrupsioni.
“Kjo është çështje e brendshme që duhet ta shqyrtojë Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ne mbështesim fuqishëm punën e Komisionit Anti-korrupsion dhe punën e saj mbikëqyre”, thonë nga ambasada amerikane.
Ndryshe, Komisioni Anti-korrupsion për këtë ligj tha se ka shkelje të rënda kushtetuese dhe se nëse nënshkruhet nga presidenti, çështje do të shkojë para Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/
The post Ambasada amerikane mbështet punën e Komisioni Anti-korrupsion në Maqedoni appeared first on Telegrafi.