Alternativa: Paaftësinë e shtetit po e paguajnë qytetarët, borxhi i ri i EMV-së do të shtrenjtojë faturat e rrymës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë marrë borxh të ri prej 100 milionë eurove nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Paaftësia dhe papërgjegjësia e ekipit menaxherial, e solli EMV-në në situatë që të zhytet në borxhe për ta vazhduar funksionimin dhe për t’i paguar pagat, akuzojnë nga partia Alternativa.

EMV-ja vazhdimisht është cak i kritikave për furnizime jotransparente dhe marrëveshje në katër sy, që domosdo ngre pikëpyetjen nëse korrupsioni i menaxhmentit e solli kompaninë në pikë që duhet të mbulojë humbjet me borxhe? A do të shpërdorohen edhe këto 100 milionë euro, sikur qindra milionë të tjerë në të kaluarën?

Ajo që na shqetëson më shumë është fakti se për ta financuar kredinë, EMV-ja do të kërkojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e rënduar edhe më tej buxhetin familjar.

I bëjmë thirrje KRRE-së që të mos lejojë rritjen e çmimit për EMV-në, sepse qytetarët nuk duhet të paguajnë për paaftësinë, papërgjegjësinë dhe kapriçot e udhëheqësisë së EMV-së.

Advertisement

EMV-ja ishte shkaktari kryesor i krizës energjetike të periudhës së fundit në Maqedoninë e Veriut, duke mos arritur të prodhojë energji të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të vendit. Ky menaxhim i papërgjegjshëm duhet të dënohet, e jo të shpërblehet”, thonë nga Alternativa./Telegrafi/

 

The post Alternativa: Paaftësinë e shtetit po e paguajnë qytetarët, borxhi i ri i EMV-së do të shtrenjtojë faturat e rrymës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy