Partia opozitare “Alternativa” në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk do të mbështesë asnjë kandidat të partive që janë në pushtet.

Kështu thonë nga kjo parti, nëpërmjet një kumtese për media, prej ku thonë se në raundin e dytë do të mbeten të përkushtuar në garën e koalicionit AAA – ASH.

“Në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore të koalicionit Alternativës, pos tjerash, u diskutua edhe për temën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Me këtë rast AlternAtiVA edhe njëherë shpreh mbështetjen plotë të kandidatëve të koalicionit AAA-ASH në komunat e Strugës, Dibrës, Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, Tearcës dhe Çairit dhe bën thirrje për mobilizim të të gjitha energjive dhe fuqive për ta sjellë ndryshimin e shumëpritur edhe në vendbanimet tona. Përveç kësaj, në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Alternativës u diskutua edhe për qëndrimin ndaj garës ku koalicioni AAA-ASH nuk garon me kandidatë në raundin e dytë”.

“Duke parë se të gjithë ata janë kandidatë të partive në pushtet, ndërsa AlternAtivA është parti opozitare, Kryesia Qendrore vendosi që Alternativa të mbetet konsistente në përfaqësimin e zërit opozitar, andaj nuk do të bëjë thirrje për ta mbështetur ndonjë kandidat të caktuar në ndonjë komunë të tilla”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Thirrja e Alternativës është që secili votues me ndërgjegjen e tij dhe konform interesave të tij lokale të vendosë se cilin kandidat duhet ta votojë, ndërsa votuesi i Alternativës gjithnjë i ka parasysh edhe përcaktimet programore të partisë. AlternAtivA u dëshiron garë të suksesshme të gjitha partive që garojnë në zgjedhje, ndërsa mbetet e përkushtuar në fitoren e koalicionit AAA-ASH”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Ndryshe, ditën e djeshme Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët finalizuan marrëveshjen për mbështetje të ndërsjellë të kandidatëve të tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale./Telegrafi/

The post Alternativa: Nuk do të mbështesim në asnjë komunë kandidatët e partive në pushtet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";