Alternativa nisi takimet me strukturat dhe aktivin e degës së Butelit, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet.”

Gjatë këtij takimi u theksua angazhimi si pjesë e qeverisë në kuadër të koalicionit VLEN dhe roli në avancimin e proceseve eurointegruese të vendit.

Fjalë përshëndetëse patën kryetari i degës së Butelit, Samir Iseni, Sekretari Organizativ, Bashkim Murtezi, Sekretari i Përgjithshëm, Amir Elezi, dhe Nënkryetari, Orhan Murtezani.

Në përmbyllje, kryetari i Alternatives Zeqirija Ibrahimi, u shpreh se Alternativa vazhdojmë të takohemi për të dhënë llogari dhe për të dëshmuar angazhimin për qeverisje të drejtë dhe luftë kundër korrupsionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se asnjë nga funksionarët tanë nuk është përballur me akuza, si pjesë e koalicionit VLEN apo si pjesë e Alternatives.

Në lidhje me proceset eurointegruese, Ibrahimi vlerësoi përkushtimin e ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian është më afër se kurrë.

Takimet do të vazhdojnë në ditët në vijim në degët e tjera, për të qëndruar pranë aktivistëve dhe qytetarëve tanë, duke ecur përpara me përkushtim dhe transparencë në çdo nismë.

The post Alternativa filloi takimet me strukturat partiake appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";