Partia e Afrim Gashit nesër do të vendosë nëse do të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare.

Vendimin do ta marrë Këshillit Qendror i partisë, ndërsa takimi do të fillojë në ora 19:00 në selinë e partisë në Tetovë.

“Mbledhje të Këshillit Qendror kemi nesër në ora 19:00 në selinë e partisë. Nesër pritet vendimi përfundimtar”, tha zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

Kujtojmë se kreu i partisë, Afrim Gashi kishte tre takime me kryeministrin Zaev në të cilat u diskutua për pjesmarrjen e Alternativës në qeveri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Alternativa e Afrim Gashit nesër vendos nëse do të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare appeared first on Telegrafi.