Stojçe Pecevski nga Velesi, i cili konsiderohej i zhdukur, është gjetur i vdekur, konfirmuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga aty informuan se në mëngjes nuk ka pasur kushte për kërkim me helikopter dhe se personi i zhdukur është gjetur pak para se të fluturojë helikopteri.

Pecevski ishte zhdukur dje rreth orës 10:50 në rajonin e kodrës “Groot” mbi Veles. Ai ishte bashkë me disa alpinistë të tjerë.

Miku i tij dhe alpinist shumëvjeçar Igor Smilev ju bëri thirrje shoqatave, klubeve dhe qytetarëve alpiniste të Velesit që të përfshihen në kërkim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Alpinisti i zhdukur nga Velesi është gjetur i vdekur appeared first on Telegrafi.