Sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, gjatë paraqitjes së tij para mediave ka ngritur akuza të rënda kundër BDI-së, zëvendësministrit të parë Artan Grubit dhe kryeministrit teknik Talat Xhaferit lidhur me shkarkimin e drejtorëve Bujar Abazi dhe Gazmend Abdiju.

“Artan Grubi pa mos i lexuar, i refuzonte ndërkaq kryeministri teknik vetëm bënte “amin”. Gjithashtu dua të ju njoftoj se që nga dje, një grup i Aleancës për Shqiptarët bëjnë presion të madh ndaj drejtorëve me qëllim që drejtorët të jenë në anën e tyre. Gjithashtu në seancën e sotme të Qeverisë, kishim një pikë të rendit të ditës – shkarkimin e dy drejtorëve nga Aleanca për Shqiptarët.

Njëra është zonja Bujare Osmani, drejtor në SHA “Postat e Maqedonisë” dhe drejtori i dytë është Gazmend Abdija – drejtor në “Invest Macedonia”. Që të dy janë aktivist të Aleancës dhe ne këtë e shohim si hedhje të vajit në zjarr nga ana e BDI-së, ndërkaq për fat të keq janë dakorduar me dy zëvendësministra tanë – Tiron Jajaga dhe Vjollcë Berisha, të cilët për fat të keq votuan për shkarkimin e këtyre dy drejtorëve”, tha Aliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
ASH: Komisioni kadrovik i partisë ka propozuar shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti

The post Aliu: Shkarkimi i drejtorëve të ASH-së është “hedhje e vajit në zjarr” nga BDI appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";