Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit dhe transformimin digjital do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë së sistemeve informative dhe të rrjetit në vend dhe gjithashtu ndërtim dhe zgjerim të infrastrukturës së IT-së, gjegjësisht transformim digjital më efikas dhe më efektiv të Republikës sonë, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në konferencën e sotme për shtyp pas debatit publik të organizuar nga Ministria kompetente në të cilën u diskutua ky ligj.

Ai shtoi se do të sigurohet shkallë e lartë e përgjegjësisë me qëllim që të sigurohet zhvillim për zgjidhjet softuerike inovative në sistem.

“Një nga qëllimet kyçe të këtij ligji ësht transformimi digjital i sektorit publik me të cilin do të parashikohet tranzicion nga infrastruktura digjitale e shpërndarë drejt qasjes së centralizuar në cloud-in e Qeverisë, si dhe integrimi i sistemeve informative të decentralizuara në këtë cloud qeveritar të centralizuar.

Ai njoftoi se cloud-i i Qeverisë do të vendoset në një afat prej 24 muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri Aliu theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është ndër vendet e para në rajon dhe më gjerë, e cila ka transpozuar direktivën NIS 2 nga BE-ja në fushën e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.

“Ndër të tjera, me këtë ligj parashikohet krijimi i Agjencisë për sigurinë e sistemeve të rrjetit dhe sistemeve të informacionit dhe transformimit digjital, struktura e së cilës është në pajtim me strukturën e organit rregullator ENISA në Bashkimin Evropian. Agjencia do të jetë kompetente për menaxhimin dhe koordinimin e procesit të transformimit digjital të sektorit publik”, theksoi ministri Aliu.

Në pyetjen e gazetarëve se kur do të dorëzohet propozim-ligji në Kuvend dhe a ka afate deri në të cilat duhet të përfundojë transformimi digjital në sektorin publik, Aliu tha se pritet që brenda dy javësh të kalojë në Qeveri për t’u dorëzuar në Kuvend dhe tha se beson që për një muaj e gjysmë do të miratohet ligji.

The post Aliu: Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë (PLT) appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";