Përfaqësuesi i Aleancë për Shqiptarët, Azir Aliu vlerëson se sistemimi i administratorëve është edhe një mashtrim i radhës i BDI-së për këta të rinj të cilët nuk e dinë se ku do të shkojnë dhe me çka do të përballen. Sipas tije këta administrator nuk kanë as karrige e as kompjuter, dhe një vjet do të rrotullohen për të blerë kafe dhe byrek për kolegët e tyre.
“Kur them se administratorët sot ballafaqohen me një realitet të ri, nënkupton atë se këta administratorë para 10 viteve kanë qenë 24-25 vjeç, një i ri, apo e re të cilit i jep një rrogë e cila është e bollshme për të dal në një lokal, për të pirë një kafe me shokët apo me shoqet. Mirëpo tani pas 10 viteve ata janë prind, nënë dhe baba dhe kjo rrogë mujore është e pamjaftueshme për realizimin edhe të nevojave bazike familjare”.
“Hilja tjetër është që nuk iu la të bëjnë zgjedhje se ku do të punojnë. Arta unë dhe ti dhe zotriu besoj që e dimë se në jetë si natyrë neve njerëzit kemi disa momente në jetë të cilat neve na memorohen, lindja e fëmijës, martesa, punësimi, shkollimi e kështu me radhë. Për fate të keq këtyre të rinjve iu pamundësua një gjë e tillë…Edhe pas 10 viteve këtyre ju bëhet një e padrejtë, ata do të shkojnë në institucione ku nuk e dinë se me çka do të merren, ku do të emërtohen si administrator K-5 dhe jo si kolegët e tjerë. Nuk kanë akoma karrige dhe kompjuter, një vjet do t’ju duhet dhe do të rrotullohen të blejnë byrekun dhe kafen për kolegun që e kanë aty ”, tha Azir Aliu nga ASH.
The post Aliu: Administratorët nuk kanë karrige dhe kompjuter, do blejnë kafe dhe byrek për kolegët e tyre appeared first on Telegrafi.