Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot dhe nesër duhet të merret në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë Speciale për krime lufte në Kosovë.

Nga kabineti i tij dhe nga BDI-ja thonë se ai është thirrur si dëshmitar për rolin e tij në UÇK. Nuk ka informacion nëse ai do të dëshmojë në selinë e prokurorisë në Hagë ose në Prishtinë.

Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar nga Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar.

Lideri i BDI-së një muaj më parë konfirmoi se do të shkojë të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës me seli në Hagë, e cila i heton krimet gjatë luftës në Kosovë. Ai do të shkojë si dëshmitar dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ali Ahmeti është thirrur në Hagë si dëshmitar”, tha dje edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov./Telegrafi/

The post Ali Ahmeti sot dhe nesër do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës appeared first on Telegrafi.