Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti edhe sot ka hedhur poshtë zërat se BDI pret që të bëhet pjesë e Qeverisë. Nga Kumanova, i pari i integristëve deklaroi se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe BDI merr një votë më pak se oponentët e tij, ai do të shkojë të shpija.

“Ne e shohim, por edhe ata nga brenda e shohin se kjo Qeveri është jofunksionale sepse nuk e ka legjitimitetin. Këta tanët që kanë shkuar aty janë puthadorë. Këta s’mund të ngritin çështje.

Dëgjova se Hristijani u thënka atyre se Ali Ahmeti më pret poshtë… Prandaj i kam mbledhur liderët e Frontit dhe thash t’u themi troç se ne nuk jemi të interesuar për të hyrë në Qeveri. Por, sa më parë që këta e lëshojnë Qeverinë, aq më mirë është për ata, për familjet e tyre. Sepse kjo është faqe e zezë për shqiptarët. Historikisht ne e keqja na ka ardhur prej tanëve dhe nuk është mirë. Nuk është mirë!

Dëgjova se kërkojnë nga unë që unë me nënshkrim që nëse një votë unë humb zgjedhjet, të deklaroj se unë nuk do të jem pjesë e Qeverisë. Unë një çerek shekull ju them se po i humba zgjedhjet, shkoj te shpija”, tha Ahmeti nga Kumanova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ali Ahmeti: Po i humba zgjedhjet, shkoj te shpija appeared first on Telegrafi.