Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me aktakuzën e sotme të Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu të PDK-së, Kadri Veseli.
“E kur bëhet mjaft?! Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve i mbështjellur me shpifje, propagandë, përndjekje dhe denoncime politike”, shkruan Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Aq shumë misione, shkruan Ahmeti, gjykata e prokurori kaluan dhe vepruan gjatë këtyre 22 viteve, aq shumë procese e zhvilluan, sa që u devalvua besimi në këto përndjekje periodike dhe në momente kyçe për Kosovën dhe rajonin.
“Lufta çlirimtare gjithmonë ngadhënjen, ndërsa rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/
The post Ali Ahmeti për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit: Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve appeared first on Telegrafi.