Lideri i integristëve, Ali Ahmeti nga Kërçova i ka dërguar pyetje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit në lidhje me deklaratën e tij të fundit pas porosisë së Ahmetit për “gjuhën shqipe”.
Ahmeti pyeti Mickoskin se pse nuk i pyet ndërkombëtarët se pse janë të shqetësuar për situatën në Maqedoninë e Veriut, sepse siç tha kreu i integristëve, ata, “Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO” – kanë qenë “garantues dhe nënshkrues të dokumentit i cili po rrezikohet – Marrëveshjes së Ohrit”.
“Unë e pyes publikisht zotëri Hristijan Mickoskin: “Pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar?”. Duhet ta pyes ai komunitetin ndërkombëtar. Pse është i shqetësuar?! Sepse komuniteti ndërkombëtar që ka emër dhe mbiemër quhet Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ata janë garantues të Marrëveshjes së Ohrit, për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar. Sepse po rrezikohet një dokument historik që ata kanë qenë lexues dhe garantues të atij dokumenti sepse kanë hedhur firmën në emër të Amerikës”, tha Ahmeti nga Kërçova.
The post Ali Ahmeti nga Kërçova i dërgon porosi të re Mickoskit appeared first on Telegrafi.