27 muaj rresht Agim Islami i rastit “Alfa” po pret në burg nëse do të ketë rigjykim të rastit të tij. Gjykata Penale nuk po mund të merr vendim për përsëritje të rastit për shkak të vendimit që po e pret nga Supremja lidhur me të akuzuarin tjetër në këtë lëndë Almir Dërplanin. Ish i akuzuari në “Alfa” Ramiz Dauti thotë se zvarritjet që po bëhen nëpër gjykata, po i kushtojnë Agim Islamit.

“Neve na pengon për shkak se 16 muaj gjykata e Apelit, tash 3 muaj gjykata Supreme dhe po bëhen 20 muaj, plus ne kemi dërguar edhe një ekspertizë të re që do të thotë me automatizëm dhe me urgjencë duhet të merret vendim kur ka fakte të reja ose dëshmitë te reja për një rast të caktuar. Shpresa patjetër që kemi, shpresa kemi shumë për shkak se jemi të bindur se Agimi është pa faj në burg sepse jam vetë dëshmitar i rastit, jam vetë i arrestuar për atë rast dhe shpresat janë të mëdha”, thotë Ramiz dauti, ish i akuzuar në rastin “Alfa”.

Nga Gjykata e Lartë duke mos dhënë shumë detaje, për “TV21” thanë shkurt se po veprohet mbi lëndën. Por avokati i Almir Dërplanin, Asmir Alispahiq vlerëson se lënda rrezikon të zgjatet ende për shkak se ata presin që të mbahet seancë publike ku si palë mbrojtëse do t’i shprehin ankesat e tyre e që më pas të merret çfarëdolloj vendimi. Alispahiq shpjegon se në çdo lëndë që është me paraburgim duhet të veprohet me urgjencë por e kjo gjë nuk po ndodh me rastin e Dërplanin.

“Lënda e përmendur në gjykatën Supreme është dorëzuar më 20 prill 2023. Më 2 maj 2023 në përputhje me Ligjin për procedurë penale, lënda është dorëzuar për mendim deri te Prokuroria Themelore e RMV-së. Më 29 qershor lënda konkrete me mendimi e Prokurorisë është kthyer në gjykatën Supreme dhe mbi të njëjtën ende po veprohet”, u përgjigjën nga Gjykata e Lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Muaj më parë Këshilli Gjyqësor konstatoi vonesa në rastin “Alfa” për çka edhe u shqiptuan masa disiplinore për gjykatësit që zvarritën lëndën. Pala mbrojtëse e Islamit në qershor të 2021 deri tek Penalja dorëzuan ekspertizën e përgatitur në Serbi, ku është konstatuar se Agim Islami dhe i ndjeri Rexhail Qerimi nuk janë kryerësit e veprën penale dhe se të njëjti janë dënuar mbi dëshmi joligjore dhe të kurdisura. Islami po qëndron 15 vite në burg, ndërsa është i dënuar përjetësisht për vrasjen e policit shqiptar më 26 nëntor të vitit 2008, në parkingun pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup./TV21/

 

 

The post “Alfa” 27 muaj pritje për rigjykim, Gjykata e Lartë thotë se ende po punon për rastin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";