Qytetarët të cilët po planifikojnë të ikin për pushim gjatë kësaj vere, nuk duhet të shqetësohen për infektim nga coronavirusi, për shkak uji nuk bart coroanvirusin dhe është e sigurt të notosh në ujë por edhe në pishina me klor.

“Uji nuk është medium i bartjes së coronavirusit. Covid-19, është infeksion respirator që bartet vetëm për teshtitjes, kollitjes dhe frymëmarrjes. Ky virus nuk përçohet përmes ujit, por mund të bartet në breg, që do të thotë te kafenetë në plazh, te shtretërit, aty ku ka një numër të konsiderueshëm të njerëzve. Pa dallim nëse bëhet fjalë det, liqen apo pishinë, rreziku më i madh i bartjes është jashtë ujit, te plazhet. Për këtë shkak rekomandimi për në plazh është që të qëndrosh me familjen, dhe të mbahet largësia prej dy metrave me personat tjerë”, tha Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën e tij për “Faktor’, ai sqaron se coronavirusi nuk mund të bartet edhe në pishina, për shkak se virusi nuk bartet përmes ujit, dhe e dyta, për shkak se pishinat kanë klor, që në fakt është dezinfektues.

“Kur notoni, për shembull në liqen, për të qenë të rrezikuar nga infeksioni, duhet të ndodhë që dikush të jetë në afërsinë tuaj, të afrohet afër juve në më pak se 1.5 metra dhe të tesh apo të kollitet kah ju. Për këtë shkak duhet të mbahet ajo largësi trupore edhe kur notoni. Gjithashtu qytetarët, nuk duhet të frikësohen nëse rastësisht pinë ujë të ujit të liqenit dhe të detit, edhe nëse dikush me coronavirus ka notuar për shkak se trupi ka acid dhe kjo vepron në mënyrë mbrojtëse”, sqaron Stojanov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thotë se coronavirusi është infeksion që bartet përmes ajrit, për dallim nga infeksionet tjera që po zhvillohen përmes ujit, apo për shembull, përmes ushqimit dhe se në plazh duhet të mbahet largësia trupore./Telegrafi/

The post Aleksandar Stojanov: Lirisht mund të shkoni në pushime, uji nuk bart coronavirusin appeared first on Telegrafi.