
Qeveria ka emëruar Aleksandër Pandov për ushtrues detyre drejtor i ri i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.
Pandov është historian i diplomuar në Institutin e Historisë në Universitetin e “Shën Kirili dhe Metodi”.
Ai ishte deputet në Kuvendin e Maqedonisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Pandovi ka përvojë pune në sektorin privat.
Pas emërimit në këtë pozitë ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se është nderë të për të të punojë për Maqedoninë.
“Në seancën e sotme të Qeverisë jam zgjedhur drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve. Shumë faleminderit kryeministrit Hristijan Mickoski. Nderi për të punuar për Maqedoninë është i madh dhe premtoj se do të punoj me ndershmëri dhe me përkushtim”, ka shkruar Pandov.
The post Aleksandar Pandov drejtor i ri i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve: Është nder të punoj për Maqedoninë appeared first on Telegrafi.