Opozita shqiptare i propozoi Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që të formojë komision hetimor për punën e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Sipas tyre, komisioni i cili është dashur të menaxhojë me pandeminë, nuk i ka përmbushur pritjet për shkak të politizimit.
“Çdo organ shtetëror i cili ndërmerr hapa jo kompetente në kohë të nevojshme atëherë duhet të ketë edhe përgjegjësi. Ne si grup parlamentar e kemi nisur këtë iniciativë dhe shpresoj të pranohet dhe të nisë me punë Komisioni Hetimorë. KSI është skajshmërish partiak. Aty janë anëtar partiak të dy partive në pushtet LSDM dhe BDI. Maqedonia është vendi i vetëm i cili akoma nuk ka strategji dhe algoritme se si të ballafaqohet me këtë situatë “, tha sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.
Në parim, opozita udhëheq me komisionet hetuese dhe në rast të formimit të komisionit, mandati i komisionit do të jetë deri në shpërndarjen e Kuivendit.
“Shpresoj që Qeveria t’i pranojë këto propozime. Nuk i di konkretisht propozimet e tyre dhe me siguri grupi parlamentar ato do t’i shpjegojë në seancat e komisioneve dhe seancën plenare të Kuvendit”, u shpreh Taravari./Telegrafi/
The post Aleanca për Shqiptarët propozon komision hetimor për punën e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse appeared first on Telegrafi.