Aleanca për Shqiptarët kritikon Zaevin dhe Ahmetin në lidhje me futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në programet mësimore në RMV.

Kjo parti shprehet se nuk është kundër ndonjë gjuhe, por e konsideron absurde dhe paradoksale një zhvillim të këtillë.

ASH-ja rikujton se në fushatën zgjedhore, Zaevi kishte kërkuar votën e shqiptarëve, duke premtuar gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore për maqedonasit.

Kritika adresojnë edhe te lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili, sipas tyre, në fushatë premtoi gjuhën shqipe si lëndë të detyrueshme për maqedonasit, nga klasa e pestë fillore./Telegrafi/

Advertisement

The post Aleanca për Shqiptarët kritikon Zaevin dhe Ahmetin në lidhje me futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy