Sapo mbaroi sezoni i dytë e emisionit për fëmijë në Telegrafi Maqedoni, TMKids. Ashtu siç u njoftuan prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në emision, është dhënë edhe çmimi “Fëmija më i pëlqyer në internet”. Fitues i këtij çmimi është Alea Durmishi, 5 vjeçare nga Gostivari me numër më të madh të pëlqimeve në videon e publikuar më 10 prill. Alea u shpërblye me një tablet, si dhuratë nga Telegrafi Maqedoni.

Alea për këtë çmim tha se është shumë e gëzuar që ka fituar çmimin e parë. Ajo i ftoi edhe fëmijët tjerë të marrin pjesë në emision.

Ndërsa nëna e Aleas gjithashtu ftoi prindërit e fëmijëve që t’i sjellin në emision. “Dua t’i motivoj të gjithë prindërit që t’i sjellin fëmijët e tyre, përpos që të fitojnë vendin e parë, mund edhe të kënaqën dhe është një përvojë e re për ta, të mësojnë si të shprehen, si të dalin në publik dhe të socializohen”, tha nëna e Aleas.

Autori i këtij emisioni, Valon Osmani thotë se është një ndjesi e mirë për të që ka qenë emision i pëlqyer nga publiku, edhe në sezonin e dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kënaqësi që po e përmbyllim edhe këtë sezon të TMKids, sezoni i dytë i jashtëzakonshëm, me interesim të madh, si nga fëmijët poashtu edhe nga prindërit që kanë aplikuar. Një sezon i mrekullueshëm, ku kam njoftuar fëmijë të jashtëzakonshëm”, tha Valon Osmani.

Drejtori i Telegrafit në Maqedoni, Venhar Ramadani thotë se ky emision ka rezultuar i suksesshëm dhe do të vazhdojë të transmetohet edhe në sezonët tjera, duke rifilluar nga shtatori me një format krejtësisht të ri.

“Do të bëjmë diçka më ndryshe, më të bukur dhe më elegante për fëmijët tuaj. Na ndiqni dhe prisni përgjigjet tona për aplikimet për fëmijët tuaj, të cilët do të argëtohen, do të luajnë, do të mësojnë dhe do të tregojnë aftësitë e tyre”, tha Venhar Ramadani.

Përndryshe, emisioni TMKids është realizuar për 14 javë ku kanë marrë pjesë fëmijë nga fshatra dhe qytete të ndryshme shqiptare të Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetje të ndryshme dhe interesante për qëllimet, lodrat dhe tregimet e lezetshme të fëmijëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sezoni i radhës i këtij emisioni do të jetë i përbërë nga aktivitete të ndryshme, të përshtatshme për fëmijët./Telegrafi/

The post Alea është “fëmija më i pëlqyer në internet” në sezonin e dytë të TMkids appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";