Nga MPB njoftojnë se se nuk ka rrezik për qytetarët pas alarmit për bombë në stacionin e trenit në Shkup.

“Sot në SPB Shkup është raportuar se një valixhe ka mbetur në hapësirën e Stacionit Ndërkombëtar të Autobusëve – Qendra e Transportit pranë një bankomati. Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se ka qenë një grua e moshuar e cila ka lënë valixhen, në të cilën kishte rroba, gjegjësisht nuk ka rrezik për qytetarët”, thonë nga MPB për “Lokalno”.

Sipas informacioneve, punonjësit në stacionin hekurudhor në Shkup kanë marrë një mesazh anonim nga një numër i fshehur telefonik, i cili menjëherë ka raportuar rastin në polici./Telegrafi/

The post Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Shkup, MPB: Nuk ka rrezik për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";