Prokuroria Themelore Publike në Strugë, ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave fizik dhe një personi juridik lidhur me ndërtimin e paligjshëm të objektit në afërsi të pishinës së hotelit “Drim”. Në këtë rast, akuzohet edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Kujtojmë se në maj të vitit 2019, personi juridik dhe menaxheri i tij paraqitën kërkesë për rikonstruksionin e plotë të pishinës ekzistuese të hotelit, bazuar në një projekt bazë të përgatitur në vitin 2016. Në ndërkohë, Kryetari i Komunës së Strugës, i akuzuari i tretë në këtë rast, duke vepruar sipas kërkesës, në vend që ta refuzojë atë apo të lejojë rikonstruimin në përmasat ekzistuese të objektit, në korrik të vitit 2019 ka dhënë leje ndërtimi, ku siç njoftoi prokuroria, kjo i mundësoi investitorit të ndërtojë dhe të ketë përfitime – pasuri të paluajtshme, pra një kat shtesë të objektit me galeri të hapur dhe terracë, me sipërfaqe totale bruto 513 m2 dhe me vlerë të parashikuar 781 527 euro.

“Me këtë, ai ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare, ka vepruar përtej kërkesës për rikonstruim dhe në kundërshtim me procedurat e parashikuara në Ligjin e Ndërtimit, me qëllim që dikush tjetër të ketë përfitim pasuror”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike-Strugë.

I akuzuari i katërt dhe i pestë janë edhe zyrtarë – nëpunës dhe udhëheqës të Departamentit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor të Komunës së Strugës, për të cilët prokuroria theksoi se kanë përgatitur dhe miratuar lejen e ndërtimit, duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në bazë të këtij miratimi të lëshuar në mënyrë të kundërligjshme, investitori, në vend të katit të miratuar – galeri e hapur me terracë, ka ndërtuar një kat tërësisht të mbyllur me apartamente hoteliere dhe një kat me një seksion restoranti të mbyllur dhe hapësira ndihmëse. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij objekti të ndërtuar pa leje është 1 630 m2”, Prokuroria Themelore Publike-Strugë.

Prokuroria Themelore Publike në Strugë për Shtatë të akuzuarit e tjerë të rastit, njofton se janë ekspertë të fushës së ndërtimit, arkitekturës dhe urbanistikës të cilët kanë dhënë konstatime dhe mendime të rreme në procedimin penal për ndërtim pa leje.

Kujtojmë që kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, përveç kësaj çështje, është i përfshirë edhe në vepra dhe keqpërdorime të tjera.

The post Akuza ndaj Merkos dhe 10 personave të tjerë për krim urbanistik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";