Aktori tetovar në një intervistë për Telegrafi Maqedoni ka treguar për arritjet e tij dhe për karrierën e tij në Gjermani.
Filmat e luajtur atë e kanë bërë shumë të famshëm dhe të njohur tek publiku shqiptar dhe gjerman.
Aljiji ka folur edhe për Tetovën dhe Tearcën, fshatin e tij të lindjes.
“Tetova për mua është gjithçka. Asnjëherë mos e harro vendin tënd” thotë Aljiji.
Ai ka treguar edhe për brendin e tij për veshje “Flami” të cilin planifikon që ta ndajë me gjithë tetovarët, në formë falemnderimi.
Ai të rinjëve ju dha një mesazh motivues “Asnjëherë mos thuaj kurrë, gjithçka është e mundshme”
Përndryshe, Telegrafi Maqedoni ka nisur intervista me aplikacionin zoom. Aljiji ka qenë mysafir i parë i ftuar. Për më shumë shikojeni videon më poshtë. /Telegrafi/
The post Aktori tetovar Flamur Aljiji: Asnjëherë mos thuaj kurrë, gjithçka është e mundshme appeared first on Telegrafi.