Në portin grek të Pireut është bllokuar ngarkimi e një kontejneri me 21 tonë municion për në Izrael, i cili ishte sjellë me kamionë me targa të Maqedonisë së Veriut.

Aktivistë grekë të paqes kanë bërë këtë akt duke reaguar kundër gjenocidit izraelit në Rripin e Gazës.

Ngarkesa ishte planifikuar të ngarkohej në një anije që lundronte nën flamurin e Ishujve Marshall dhe të transportohej në Izrael.

“Është koha të bërtasim me zë të lartë se nuk do të lejojmë që porti i Pireut të bëhet trampolinë lufte. Ne po luftojmë për paqen. Ne i themi ‘jo’ pjesëmarrjes së Greqisë në luftë. Vrasës largohuni nga porti”, theksohet në deklaratën e sindikatës së punëtorëve të portit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kamioni me ngarkesë ndodhet pranë autoriteteve portuale dhe ka nisur hetimi për ngjarjen.

Për kreun e sindikatës është lëshuar një urdhër arresti. Kontejneri kishte një leje të vlefshme tranziti, tha një zyrtar i rojes bregdetare.

The post Aktivistët grekë bllokojnë kamionin me targa të RMV-së i cili transportonte municion për në Izrael appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";