Aktakuzë kundër Derkoskit dhe tre punonjësve në KSHZ për softuerin për zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion parashtroi kallëzim penal kundër ish-kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkoski dhe tre punonjës së KSHZ-së.

Ata dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin për mbi 1.3 milionë denarë dhe akuzohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet gjatë kryerjes së dy furnizimeve publike.

“Personat I.Q, A.A i A.Sh në KSHZ, si anëtarë të Komisioni për Furnizime Publike, në periudhën nga shkurti deri në shtator 2020 duke mos i kryer obligimet zyrtare gjatë zbatimit të procedurës për furnizim publik të softuerit për zgjedhje, nuk kanë respektuar afatin minimal ligjor për parashtrimin e ofertave, nuk kanë vërtetuar se operatori ekonomik Duna DOO Shkup nuk ka përmbushur kushtet për pjesëmarrje në procedurë dhe më pas nuk ka pasur procedurë të drejtë për vlerësimin e ofertave, por ofertën e kanë vlerësuar si të pranueshme dhe kanë dhënë pikë maksimale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Derkoski në cilësinë e kryetarit të KSHZ pa kontrolluar procedurën për vlerësimin e ofertave ka marrë vendim zgjedhjet e ofertuesit më të volitshëm./Telegrafi/

Advertisement

The post Aktakuzë kundër Derkoskit dhe tre punonjësve në KSHZ për softuerin për zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy