Për shkak të prerjeve të paligjshme të drunjve, është kryer një aksion i madh policor në vendin e ashtu quajtur Ramino në malin Mali i Zi i Shkupit, të martën janë arrestuar 10 persona, informon Ministria e Punëve të Brendshme. Të arrestuarit janë nga mosha 22 deri në 51 vjet.

Gjatë aksionit janë sekuestruar diku 400 metra kub dru zjarri të prerë.

Në vend janë gjetur edhe 4 mjete transportuese e ngarkuar me dru zjarri tre sharrë elektrike me zinxhir dhe sende të tjera që përdoreshin për prerjen e pemëve.

“Automjetet, drunjve dhe gjëra të tjera janë marr për hetimin e mëtutjeshme, ndërsa personat janë mbajtur në stacionin policor dhe me to është kryer bisedë zyrtare”, infromon MPB

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksion policor në Shkup, arrestohen 10 persona – konfiskohen 400 metër kub dru appeared first on Telegrafi.