Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme ka nisur aksion për kontroll në trafik që ka zgjatur deri në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga ky aksion janë dënuar 102 shoferë të cilët kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga trafiku.
“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Advertisement
The post Aksion i përforcuar i MPB-së në Maqedoni, gjobiten 102 shoferë të dehur appeared first on Telegrafi.