Aksidentohet prokurorja Fatime Fetai

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorja Fatime Fetai mbrëmë ka pasur incident në Shkup.

“Më 25.06.2021 rreth mesnatës në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën “John Kenedy” ka ndodhur aksident me automjetit ‘Seat Ibiza’ me tabela të Tetovës, e drejtuar nga F.F (36) nga Gostivar me vendbanim në Shkupi dhe automjetit “VW polo’ me tabela të Shkupit, e drejtuar nga N.Sh (55) nga Shkupi. Në aksident është lënduar F.F, ndërsa lëndimet janë konstatuar edhe në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB.

Sipas burimeve jozyrtare, aksidenti nuk ka qenë i madh, është bërë dëm material dhe shoferët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Prokurorja Fetai është dërguar në spital, por për shkak se gjendja nuk ka qenë serioze, ajo është lëshuar për shërim në shtëpi./Telegrafi/

Advertisement

The post Aksidentohet prokurorja Fatime Fetai appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy