MPB informon se mbrëmë në ora 21:58 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Prilep, në vendin e quajtur “Ciglana” në Dollnen të Prilepit, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Prilepit i drejtuar nga V.M.(18) nga fshati Pestalevë, ka dalur nga rruga.
Bashkudhëtarja M.S.(18) nga Prilepi nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.
“I plagosur rëndë është shoferi V.M. dhe bashkudhëtarja tjetër B.S.(18) nga Prilepi, e diagnostikuar në spitalin e Prilepit”.
“Prokurori publik dhe ekipi për këqyrje nga Stacioni Policor – Prilep kanë kryer këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB Maqedoni.
The post Aksidentohet një makinë në Prilep, humb jetën një 18-vjeçare appeared first on Telegrafi.