
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30 minuta është denoncuar se në autostradën Shkup-Kumanovë, tek pika e pagesës Ramanovcë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Reno Megan” në pronësi të MPB-së dhe drejtuar nga një zyrtar policor dhe një makine të tipit “Volkswagen” pasat me targa të Tetovës , drejtuar një vozitës i panjohur.
Pas aksidentit drejtuesi i makinës me targa të Tetovës është dhënë në arrati, ndërsa në makinën e tij janë hasur 8 imigrantë nga Pakistani. Në vendngjarje kanë arritur menjëherë ekipe të SPB-Kumanovë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit
The post Aksidentohet makina që barte ilegalisht imigrantë appeared first on Telegrafi.
Advertisement