Prokurori publik detyrues nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë ka kryer këqyrje në vendngjarje në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura “Peugeot” me targa të Shkupit, e drejtuar nga një 20-vjeçar ka goditur një vajzë 22-vjeçare. Ajo ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion në trupin e të ndjerës. Shoferi u ndalua dhe u lëshua urdhër për analiza të gjakut dhe urinës. Prokurori publik lëshoi edhe urdhra për sigurimin e pamjeve video të vëzhgimit të lokacionit, si dhe marrjen e të gjitha veprimeve të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/
The post Aksidenti tragjik në Shkup, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 22-vjeçares appeared first on Telegrafi.