Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar tek gjyqtari për fëmijë në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkesë për inicimin e procedurës përgatitore kundër fëmijës 16-vjeçar për të cilën ekziston dyshimi se ka kryer veprën e përcaktuar me ligj si vepër penale – Veprat e rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion nga neni 300 paragrafi 4 lidhur me nenin 297 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Më 4 qershor, në bulevardin “Nikola Karev” në Shkup, fëmija në kundërshtim me ligjin drejtonte automjetin “Seat Leon” me targa të Shkupit, në pronësi të babait të tij. Automjetin e ka drejtuar pa patentë shoferi të vlefshëm dhe me shpejtësi të pa përshtatur me kushtet dhe kushtet e rrugës dhe me dendësinë e qarkullimit.

Prandaj, kur ka arritur në kryqëzimin e “Bit Pazarit”, nuk ka mundur ta ndalojë veturën në kohë dhe me anën e përparme të djathtë të mjetit ka goditur trupin e një gruaje, e cila po kalonte rrugën si këmbësore jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurori publik kompetent, duke vlerësuar se ekziston rreziku që fëmija në kundërshtim me ligjin të ikë, të pengojë procedurën duke ndikuar tek dëshmitarët apo ta përsërisë veprën penale, i ka sugjeruar gjykatësit të fëmijës që të caktojë masën e paraburgimit”, thonë nga Prokuroria Publike./Telegrafi/


Aksident tragjik në Shkup, humb jetën një person
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksidenti tragjik në Shkup, kërkohet paraburgim për 16-vjeçarin appeared first on Telegrafi.