Aksident në rrugën Tetovë – Gostivar, ndërron jetë një person

MPB Maqedoni ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e sotëm në rrugën Tetovë – Gostivar, në të cilin humbi jetën një person. Nga MPB njoftojnë se është ndaluar një 19-vjeçar, i cili ka qenë shofer i njërës makinë pjesëmarrëse në aksident.

“Sot (04.03.2025) në ora 15>50 në Stacionin Policor të Tetovës është raportuar se në magjistralen Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Peugeot” me targa të Ohrit, i drejtuar nga G.V (47) nga Ohri, dhe një mjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa regjistrimi nga Sllovenia e drejtuar nga A.A (19) nga fshati Gradec”.

Lexo po ashtu
Aksident në rrugën Tetovë – Gostivar, ndërron jetë një person

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“D.M (81) nga Ohri ka ndërruar jetë në vendngjarje, pasagjer në veturën Peugeot, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku u Ndihmës së Shpejtë të Gostivarit. V.V (47) dhe S.V. (69) nga Ohri kanë pësuar lëndime të rënda, pasagjerë në veturën Peugeot, të cilët me autoambulancë janë transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Gostivarit”.

“Kontroll është kryer nga Drejtoria për Punë të Brendshme të Gostivarit dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit shoferi A.A. është privuar nga liria dhe kundër tij do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksidenti në rrugën Tetovë – Gostivar, MPB: Është ndaluar shoferi 19-vjeçar appeared first on Telegrafi.