Aksidenti në rrugën e Bllacës, policia kërkon në lumë tre pasagjerët e veturës së aksidentuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rrugën nga Shkupi drejt Kosovës, respektivisht para pikës kufitare “Bllacë” një veturë është aksidentuar dhe ka përfunduar në lumin “Lepenc”.

Aksidenti ka ndodhur para tunelit të vetëm në këtë rrugë. Dëshmitarët e rastit  thonë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri ka shpëtuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe policia po kërkon 3 personat e tjerë.

Në vendngjarje janë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.

Është kontaktuar nga Tv21 edhe MPB, të cilët deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishin informacione zyrtare në lidhje me rastin.

Advertisement

 

 

The post Aksidenti në rrugën e Bllacës, policia kërkon në lumë tre pasagjerët e veturës së aksidentuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy