Aksidenti në Bullgari: Një vajzë 17-vjeçare dhe gjashtë persona tjerë janë shtruar në spitalin e Sofjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vajzë 17 vjeçare dhe gjashtë të rritur janë pranuar në spitalin Pirogov në Sofje pas aksidentit të autobusit në autostradën Struma, tha për “BTA” mjekja Maja Argirova nga Klinika e Djegieve në institucionin mjekësor.

Nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre.

Vajza dhe pesë nga të rriturit ndodhen në Klinikën e Djegieve, ndërsa njëri është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë. Të gjithë ata i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë në spital.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Strumë pak pas orës 02:00, në afërsi të fshatit Bosnek.

Advertisement

Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Maqedonisë. Automjeti ka hyrë në Bullgari nga Turqia. Pak pas mesnate, autobusi ndaloi në një pikë karburanti afër Sofjes dhe më pas ka vazhduar rrugë. Aksidenti ka ndodhur një orë më vonë.

Deri më tani nuk ka një konfirmim nëse autobusi fillimisht ka dalë nga rruga, e më pas ka marrë flakë apo fillimisht ka rënë zjarr në autobus. Sipas informacioneve fillestare, arsyeja pse njerëzit nuk kanë mundur të shpëtojnë është përmbysja e autobusit./Telegrafi/

The post Aksidenti në Bullgari: Një vajzë 17-vjeçare dhe gjashtë persona tjerë janë shtruar në spitalin e Sofjes appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy