Edhe një trup i pajetë është gjetur gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut që u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari.
Kështu, numri i viktimave nga aksidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të aksidentit tragjik.
Informacionin e ka konfirmuar zëvendësi i kryeprokurorit dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov, njofton “BNR”, transmeton “TV21”.
“Në ora 21:15 në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin “Pirogov”, tha ai.
Sarafov tha se edhe hetuesi edhe prokurori të dërguar në Shkup do të qëndrojnë këtu më së voni deri të dielën. Duhet ta dërgojnë dokumentacionin që lidhet me autobusin e djegur dhe profilet ADN të familjarëve të viktimave. Menjëherë pas do të fillojë identifikimi i viktimave të aksidentit.
The post Aksidenti në Bullgari: Është gjetur trupi i pajetë i udhëtari të 45-të! appeared first on Telegrafi.