Aksident zinxhiror në pikëpagesën e Gostivarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në aksidentin që ndodhi dje rreth orës 18:00 në rrugën Tetovë – Gostivar janë lënduar katër persona.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të pikëpagesës, ndërsa në aksident janë përfshirë automjete me tabela nga Gostivari, Tetova, Prilepi dhe me tabela të huaja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë aksidentit janë lënduar dy gra dhe dy burra. Gratë nga Ohri janë dërguar në spitalin e Gostivarit ndërsa burrat të cilët kanë qenë nga Tetova janë dërguar në spitalin e Tetovës./Telegrafi/

Advertisement

The post Aksident zinxhiror në pikëpagesën e Gostivarit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy