Aksident trafiku në rrugën Veles-Gradsko, lëndohet një shtetas i Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga SPB Veles është raportuar se në rrugën rajonale Veles-Gradsko, në afërsi të kryqëzimit Karaslari, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Volvo” me rimorkio i drejtuar nga D.N.(28) nga fshati Vatashë dhe një “Volkswagen Polo” i drejtuar nga H.U (61) nga Kosova.

Në aksident ka pësuar lëndime të rënda drejtuesi i mjetit “Volkswagen Polo”, ndërsa pasagjeri i tij P.K (60) nga fshati Dolno Sonje, komuna e Sopishtës, ka pësuar lëndime, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Veles./Telegrafi/

The post Aksident trafiku në rrugën Veles-Gradsko, lëndohet një shtetas i Kosovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy