Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë në afërsi të Stenkovecit, me ç’rast janë përplasur dy makina njëra me targa të Shkupit dhe tjetra me targa të huaja. Për pasoj kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Alsat mëson se në aksident janë përfshi një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë dhe vetura “Mazda” me targa të Shkupit.

Përplasja ka ndodhur në momentin kur automjeti Mazda me targa të Shkupit i ka prerë rrugën me qëllim që të hyjë në pompën e benzinës Mercedesit me targa të Shqipërisë që vinte në drejtim të Shkupit.

Sipas dëshmitarëve shkak i aksidentit është mungesa e dukshmërisë së vijave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Aksident trafiku në rrugën Shkup – Bllacë, gjashtë persona të lënduar appeared first on Telegrafi.