
MPB njofton se Shkup ka ndodhur një aksident në trafik në të cilën ka humbur jetën një person.
“Më 28.04.2025 në ora 10.10 në SPB Shkup, ishte denoncuar se në rr.„Cvetan Dimov“ në Shkup, automjeti i pasagjerëve „mercedes“ me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga М.D.(75) nga Shkupi, ka goditur automjetin trasportues „fiat dukato“ me targa regjistrimi të Kumanovës, të parkuar nga H.I.(60) nga Kumanova, i cili sipas inercionit të goditjes ka goditur automjetin transportues „man“ me targa regjistrimi të Shkupit, të parkuar nga L.SH.(42) nga Shkupi, ndërsa më pas edhe personin H.I., i cili ka qëndruar pranë automjetit të cilin e ka parkuar më parë.
Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë М.D., ndërsa nga ana e mjekut të Ndihmës urgjente mjekësore u konstatua vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për autopsi. Lëndime trupore ka pësuar H.I., të konstatuara në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“. Këqyrja u krye nga prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Aksident trafiku në Çair, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.