Aksident trafiku në Çair, humb jetën një 16 vjeçar, një tjetër i lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një adoleshent humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë një aksidenti që mbrëmë ndodhi në rr. “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit.

Siç informon sot MPB, nga lëndimet në vendin e aksidentit vdiq motoçiklisti 16-të vjeçar, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Katërmbëdhjetë vjeçari i cili ka drejtuar trotinetit elektrik ka marrë lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.

Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor kumtoi se më 27 prill 2025 në orën 02:28 minuta në SPB Shkup është raportuar se në rr. “Cvetan Dimov” në Shkup ka ndodhur një aksident ndërmjet motoçikletës “miaxho beverli” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 16-të vjeçar nga Shkupi dhe trotinetit elektrik i drejtuar nga një 14-të vjeçar nga Shkupi.

“Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe prokurori publik, me urdhërin e të cilit trupi i të vdekur është dhënë në autopsi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë padi përkatëse”, citon MPB.

Advertisement

The post Aksident trafiku në Çair, humb jetën një 16 vjeçar, një tjetër i lënduar appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy