Një grua 66-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është përplasur në kryqëzimin e rrugës “Boris Kidriç” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë.
“Me datë 06.01.2025 në ora 16:30, në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin nga rr. “Boris Kidriç” me bulevardin “Blagoja Toska” në mjetin e pasagjerëve të Tetovës ka goditur G.J (66) nga Tetova, pas së cilës drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar G.J., të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njoftojnë nga MPB.
Një ekip inspektues nga SPB Tetovë ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/
Advertisement
The post Aksident në Tetovë, lëndohet një 66-vjeçare appeared first on Telegrafi.