Katër persona janë lënduar, prej të cilëve tre zyrtarë policorë, në një aksident trafiku që dje ndodhi në rrugën Ohër – Strugë.

Siç njoftojnë nga SPB Ohër, aksidenti ka ndodhur në orën 17:33, në mes makinave “Ford” me targa të Shkupit nën pronësi të MPB-së dhe “Opel” me targa të Shkupit, nën pronësi të M.A (52) nga Struga.

“Në aksident lëndime trupore ka marrë shoferi i Opel-it. Ndërsa udhëtarët në makinën e policisë D.P (29) dhe D.K (28) të dy nga Shkupi, si dhe D.D (31) nga Kumanova janë transferuar në spitalin “Shën Erazmo” për ndihmë mjekësore. Për karakterin e lëndimeve të tyre do të ketë informacione shtesë”, thonë nga SPB Ohër.

Gjithashtu theksojnë se është kryer hetim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në Strugë, katër persona të lënduar – në mesin e tyre tre policë appeared first on Telegrafi.