Aksident në Shtip, lëndohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në unazën e vogël pranë Shtipit, pranë urës së re në lumin Bregallnica, në të cilën një person është lënduar rëndë.

Komandanti i ndërrimit në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve, Toni Gjorgjiev tha për AIM se aksidenti ndodhi në orën 20:45 minuta dhe ata u thirrën nga policia për të ndërhyrë në nxjerrjen e shoferit të lënduar. Katër zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje me një automjet.

Personi i lënduar është transportuar me ambulancë në Spitalin Klinik Shtip.

Sipas informacioneve fillestare, dy automjete u përfshinë në aksident, ndërsa autoritetet hetimore duhet të përcaktojnë arsyet e përplasjes së drejtpërdrejtë mes tyre. Vendi i aksidentit po kontrollohet nga autoritetet hetimore./Telegrafi/

Advertisement

The post Aksident në Shtip, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy