Tre persona u lënduan në një aksident në komunikacion që ndodhi mbrëmë në kryqëzimin e sheshit “Aradhat Partizane” dhe sheshit “8 Shtatori” në Shkup. Policia tha se tre automjete Mercedes, Honda dhe BMW, të gjitha me targa të Shkupit, ishin përfshirë në aksident.

Dy prej të lënduarve janë transferuar në kompleksin e klinikës “Nënë Tereza”, dhe një në spitalin “Shën Naum i Ohrit”.

Në sheshin “Aradhat Partizane” pothuajse çdo natë ndodhin aksidente. Qytetarët që jetojnë atje ankohen, por gjithashtu kërkojnë një reagim nga autoritetet. Për të gjetur një mënyrë për të ndaluar shpejtësinë, në fakt policia ta trajtojë mirë këtë çështje dhe të respektohet ligji dhe kufizimet. Disa kohë më parë u njoftua se kishte edhe gara me motor që u sanksionuan./Telegrafi/

The post Aksident në Shkup, tre persona të lënduar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";