
Një 46-vjeçar nga Zhelina ka humbur jetën në aksidentin e ditës së djeshme në drejtim të fshatit Bllacë në Shkup. Siç thonë nga MPB, ai humbi kontrollin mbi kamionin dhe doli nga rruga.
“Më 22.04.2025 në orën 17.30 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën lokale nga f.Gornjanë për në f.Bllacë, rrethi i Shkupit, automjeti transportues „Mercedes“ me targa regjistrimi të Tetovës, të drejtuar nga B.Sh.(46) nga f.Zhelinë, rrethi i Tetovës, kishte dalë jashtë rrugës”.
“Nga lëndimet e pësuara në vendin e ngjarjes ndërroi jetë B.Sh., ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen. Këqyrjen e kreu ekipi i SPB Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion”, thonë nga MPB.
The post Aksident në Shkup, ndërron jetë një person appeared first on Telegrafi.