Aksident në Shkup, lëndohen katër persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në afërsi të urës “Goce Dellçev”, në drejtimin nga “Mavrovasja” drejt Qeverisë.

Në aksident janë përfshirë automjetet e pasagjerëve “Skoda” dhe “BMW” me targa të Shkupit. Automjeti Skoda është përmbysur dhe ka marrë flakë.

“Katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike për ndihmë mjekësore. Qarkullimi në këtë pjesë të qytetit është i vështirë, ndërsa ekipet e policisë janë në terren”, thuhet në njoftim nga policia.

The post Aksident në Shkup, lëndohen katër persona appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy