Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB.

Nga informacionet e para mësohet se automjeti “Renault” është përmbysur pasi ka dalë nga rruga. Deri më tani nuk ka informacione për automjetin e dytë të përfshirë në aksident.

“Bëhet fjalë për një automjet “Renault 19” me targa të Shkupit të cilin e drejtonte Z.M.(20) nga Morana e Shkupit. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, në koordinim me prokurorin publik, një ekip i MPB-së së Tetovës po kryen hetime”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe punonjësit e policisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona appeared first on Telegrafi.