Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 21-vjeçar ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Prilep-Manastir.

Nga MPB thonë se në aksident ishin të përfshirë 2 vetura dhe një kamion.

“Me datë 07.08.2024 në ora 15:48 në Stacionin Policor të Prilepit është raportuar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, në dalje nga Prilepi ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Volvo” me targa të Kavadarit, që drejtohej nga K.I. (58) nga Kavadari, dhe automjeti i pasagjerëve “Reno 5” me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.S.(21) nga Prilepi, si dhe automjeti i pasagjerëve “Reno Megane” me targa të Resnjës, i drejtuar nga G.I (39).

Në vendin e ngjarjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë S.S., ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në rrugën Prilep-Manastir, humb jetën një 21-vjeçar appeared first on Telegrafi.