Aksident në rrugën Prilep-Gradsko, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person ka humbur jetën, ndërsa bashkudhëtarja i tij dhe një fëmijë 10 vjeç janë lënduar në një aksident në komunikacion mbrëmë në rrugën Prilep-Gradsko.

“Shoferi ishte rreth 40 vjeç, i nxjerrë me ndihmën e zjarrfikësve pasi pas aksidentit ka mbetur i bllokuar në automjet. Ai ishte i paprekshëm, në gjendje të rëndë të përgjithshme, me lëndime të shumta në të gjithë trupin. Në spitalin e Kavadarit është bërë reanimacion, por fatkeqësisht ka rezultuar i pasuksesshëm”, tha mjeku Ratko Grkov për AIM-në.

Udhëtarja rreth 30 vjeç, ka mbetur e lënduar, por në gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme.

Një fëmijë rreth dhjetë vjeç ka mbetur poashtu i lënduar.

Advertisement

Aksidenti ka ndodhur në orën 17:55 në rrugën Prilep-Gradsko. në mes një kamioni dhe një veture “Golf” drejtuar nga D.K. (1982) nga Prilepi, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në orën 19:30./Telegrafi/

The post Aksident në rrugën Prilep-Gradsko, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy