SPB Tetovë informon se dje (06.04.2025) në ora 17:50 në Njësinë policore Rostushë është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Skudrinjës automjeti i pasagjerëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident shoferi i automjetit (49) nga Tetova i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, në vend u është nënshtruar plagëve të marra, ndërsa bashkëudhëtari i tij A.S. (47), ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.
“Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, në bashkëveprim me Prokurorin publik”, thonë nga SPB Tetovë.
The post Aksident në rrugën Mavrovë – Dibër, ndërron jetë një person appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";